Çfarë ndodhi? Vrau pa dashje kineasten në xhirime, aktori i famshëm mund të dënohet me…

20 janar 2023 | 11:37

Aktori i famshëm, Alec Baldwin, do të akuzohet penalisht nga prokurorët e Nju Meksikos për vrasjen fatale të kineastes, Halyna Hutchins, në vitin 2021 në xhirimet e filmit “Rust”.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga akuzat është për vrasje të pavullnetshme, në të cilën prokurorët do të duhet të provojnë se ka neglizhencë themelore. Gjithashtu thuhet se akuza është një krim i shkallës së katërt dhe mbart një dënim deri në 18 muaj burg dhe 5000 dollarë gjobë.

Por jo vetëm kaq, pasi akuza e dytë është “vrasje e pavullnetshme në kryerjen e një akti të ligjshëm”, i cili kërkon prova se ka pasur më shumë se neglizhencë të thjeshtë të përfshirë në një vdekje, thanë prokurorët.

Ndihmës regjisori i “Rust” David Halls nënshkroi një marrëveshje pranimi të fajësisë për akuzën e përdorimit të pakujdesshëm të një arme vdekjeprurëse, duke rezultuar në një dënim me kusht dhe gjashtë muaj provë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person…