Çfarë parashikohet në strategjinë e re të BE-së për mbrojtjen?

21 mars 2025 | 10:48
Komisioni i Bashkimit Evropian ka paraqitur të ashtuquajturin Libër të Bardhë mbi aftësitë mbrojtëse të BE-së. Dokumenti strategjik synon të tregojë se si BE dhe shtetet anëtare mund të bëhen më të qëndrueshme në sektorin e mbrojtjes deri në vitin 2030. Një nga arsyet kryesore për rritjen e nevojave për mbrojtje është Rusia.
“Nëse Rusia lejohet të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë, ambiciet e saj territoriale do të vazhdojnë të zgjerohen. Rusia do të mbetet një kërcënim themelor për sigurinë evropiane për të ardhmen e parashikueshme”, thuhet në dokument.
Për t’u bërë më elastike, Komisioni i BE-së ka identifikuar fushat kritike në të cilat shtetet anëtare duhet të zgjerojnë aftësitë e tyre. Përveç mbrojtjes ajrore, mbrojtjes raketore, sistemeve të artilerisë dhe dronëve, këtu përfshihen edhe kapacitetet e transportit ushtarak. Me strategjinë e saj, BE-ja dëshiron të sigurojë edhe fonde të reja në një shkallë të gjerë.
Dy javë më parë, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyenprezantoi planin e saj “Rearm Europe” për të mobilizuar 800 miliardë euro për shpenzimet e mbrojtjes gjatë viteve të ardhshme. Për këtë qëllim, barra e lejuar e borxhit për vendet anëtare të BE-së do të rritet deri në 1.5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto, gjë që do të mundësojë shpenzime të mbrojtjes deri në 650 miliardë euro. BE synon të vërë në dispozicion 150 miliardë euro të tjera për shtetet e saj anëtare në formën e kredive.
Një objektiv kryesor i strategjisë është mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën. Strategjia e ashtuquajtur “porcupine” nënkupton armatosjen e Ukrainës në atë masë sa të jetë në gjendje të mbrohet nga ndonjë agresor. Ukraina do të mbetet në vijën e parë të politikës evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, thuhet në “Librin e Bardhë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Bajraj   Po kërkoja diçka për t’u kapur për…