Çfarë përfaqëson logoja në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

30 maj 2024 | 15:02

Ministria e Kulturës ka publikuar logon dhe ka shpalosur agjendën shtetërore për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Aktivitetet për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nisin nga data 8 deri më 21 qershor. E për atë se çfarë përfaqëson kjo logo, ka shkruar të enjtën në

“Facebook” kryeministri Albin Kurti. “Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur angazhimin institucional të…