Çfarë po ndodh? Justin Bieberi nuk e harron dot Selenën (Foto)
02 prill 2019
| 17:10
Para disa ditësh, Justin Bieber ua ka bërë të qartë të gjithëve se do ketë gjithmonë dashuri për Selenën, por është i dashuruar kokë e këmbë me bashkëshorten e tij.
Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga historia e tyre, Justini ka respekt për ish-të dashurën dhe nuk heziton ta tregojë. Një faqe në “Instagram” ka publikuar disa fotografi nga koha kur Justin dhe Selena ishin të dashur, të cilave reperi ua ka bërë “like”.
Pas atij momenti, nisën spekulimet se është i dashuruar sërish me këngëtaren. 25-vjeçari duket se nuk ka ndërmend të reagojë pasi e sqaroi më parë se e vetmja femër në jetën dhe zemrën e tij është Hailey.