Çfarë po ndodh me Policinë e Kosovës? Edhe 127 policë pritet të ikin nga Kosova
Në ditën kur Policia e Kosovës hapi një konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, sindikata e këtij institucioni që drejtohet ne Imer Zeqiri kishte njoftuar që 40 policë kanë dhënë sivjet dorëheqje nga detyra për shkak të pakënaqësive brenda këtij institucione. Kërkesa e vazhdueshme e zyrtarëve policorë është ekzekutimi i pagesave të shkallës së rrezikshmërisë si dhe nuk janë të kënaqur nga koeficienti i tyre.
Por 40 kolegëve të tyre mesa duket nuk është që u ka pëlqyer sjellja e Qeverisë rreth vendime për mos pagesën e rrezikshmërisë dhe kanë dorëzuan detyrën brenda këti viti.
Kështu është bërë e ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës të cilët kanë njoftuar se që nga janari e deri në korrik të këtij viti, 40 zyrtarë policorë janë dorëhequr nga detyra e tyre për shkak të pakënaqësive dhe mos vlerësimit të meritokracisë.
“Epoka e re”, ka siguaruar informacione se deri në shtator në pritje për tu larguar nga uniforma e policisë janë edhe 127 policë të cilët po presim viza pune dhe bashkime familjare. Dhe kjo si pasojë e mos respektit nga Qeveria e Kosovës, për punën dhe angazhimin e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Republikë e Kosovës.
“Epoka re”, ka kontaktuar një zyrtar policor i cili është në pritje të terminit për tu pajisur me vizë pune dhe përgjigjja e tij është se ikjen nga Kosova nuk e ka paramenduar kurr. “Unë jam i lidhur me Kosovën, dhe tani nga gjendja jo e mirë ekonomike si dhe fyerja që po na bëhet që nga muaj shkurt e këndej, më ka detyru që të aplikoj për vizë pune. E di që atje nuk ka punë të lehtë por të paktem kam sigurim shëndetësor”, është shprehur ndër tjera polici i dëshpruar.
Madje ai deklaroi se nese ndrushon vendimi i Qeverisë për pagë të dinjitetshme por njëkohësisht edhe për pagesën e rrezikshmërisë, ataherë edhe vizen e anuloj e rri në Kosovë për t’i shërbyer vendit, aty ku gjyshi im ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
Pra ikja e policëve ndërlidhet kryesisht me çështjen e ligjit të pagave sepse pjesa më kruciale e këtyre zyrtare tanimë 40 që kanë lënë detyrën në 2021-ën dhe 127 tjerë që pritet e ku numër mund të jetë edhe më i madh janë si shkaktar të meritokracisë, mungesës së pagës së dinjitetshme por njëkohësisht edhe mungesa e pagesës së rrezikshmërisë.
Si pasojë e moszbatimit të plotë të Ligjit të Pagave, Policia e Kosovës nuk ka marrë shtesat për rrezikshmërinë tash e pesë muaj.
Angazhimi dhe përballja me rrezikun ka qenë e përditshme, sidomos në tensionet e krijuara në veri të Kosovës, për më shumë se një muaj tashmë.