Çfarë po ndodh në ajër?! Pas tragjedisë në Korenë e Jugut, rrëzohet një avion në Gjermani
Mediat e huaja raportojnë se një avion është rrëzuar në aeroportin e Shtutgartit në Gjermani
Pas tragjedisë me 179 persona të vdekur nga rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut, një tjetër aksident ajror është regjistruar këtë të diel.
Mediat e huaja raportojnë se një avion është rrëzuar në aeroportin e Shtutgartit në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Sipas Bild, në momentin e aksidentit kishte errësirë dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt. Në bord ndodheshin dy persona, të cilët aktualisht ndodhen në spital.
Shkaku i aksidentit është i paqartë, teksa sipas informacioneve të deritanishme, piloti ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri është dërguar me lëndime të rënda në spital nga shërbimet e urgjencës. Për shkak të masave operacionale, fluturimet në aeroportin e Shtutgartit u pezulluan për rreth një orë e gjysmë.
Zjarrfikësja e aeroportit është vendosur me njëmbëdhjetë automjete dhe 23 shërbime emergjente, ndërsa shërbimi i shpëtimit ka dalë në vendngjarje me shtatë automjete dhe 15 shërbime emergjente.
Stacioni i policisë së aeroportit filloi hetimet në vendin e aksidentit, në të cilin u thirrën edhe ekspertë nga Bordi Federal i Hetimit të Aksidenteve të Aviacionit.