Çfarë po ndodh në mes Beatrix dhe Donaltit, kjo e fundit nervozohet keq, i gris letrën dhe largohet
Pas pëlqimit të madh që kishin në ditët e para të lidhjes së tyre, tashmë në shtëpinë e famshme po shohim një fazë tjetër mes çiftit, Donald dhe Beatrix.
Tashmë, ata kanë filluar të njohin njëri-tjetrin më shumë duke testuar edhe limitet e shpeshherë duke pasur edhe zënka.
Kështu ndodhi edhe mbrëmë, kur Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit “botën e saj” duke i shkruar atij një listë me këngët e saj të preferuara.
Mirëpo, ajo është mërzitur në momentin që Donladi ka ndërhyrë duke i kërkuar të shtojë edhe dy këngë italiane në listën e saj, kështu ajo grisi letrën e nervozuar dhe u largua nga ai.
Më pas, Donaldi shkoi pran saj për të sqaruar situatën dhe i kërkoi të mos e bëjë kaq të madhe një gjë të tillë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Donaldi: Për çfarë e grise këtë?
Beatrix: Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara.
Donaldi: Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht.
Beatrix: E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje.