Çfarë po ndodhë në Karaçevë, dëgjohen krismat e armëve sikur të ishte luftë
22 shtator 2024
| 01:36
Në orët e vona të natës, pikërisht në zonën Karaçevës ku veprojnë ilegalisht kazinot në pjesën neutrale të kufirit Kosovë-Serbi, janë dëgjuar të shtëna me armë të ndryshme. Dëshmitarët okular kanë njoftuar redaksinë “Epoka e re”, se përpos krismave të armëve të cilat kanë zgjatur për rreth 5 minuta, po vërehen edhe shumë vetura duke u larguar. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e ketyre krismave dhe as që nga kanë ardhur dhe a ka të lënduar.