
Çfarë po paralajmëron Hoti me këtë foto në ‘Facebook’, a do të jetë Kujtim Shala kryetar i ri i LDK-së?
26 shkurt 2021
| 19:53
Kryeministri në detyrë, nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me Kujtim Shalën, mbi të cilën ka shkruar: “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti.
Me ketë foto a po paralajmëron Hoti se Kujtim Shala do të jetë kryetar i ri i LDK-së?
Mbetet të shihet deri më 14 mars, kur LDK-ja do ta mbajë kuvendin zgjedhor për të zgjedhur organet e reja drejtuese të partisë.