Çfarë po paralajmëron zëdhënësi i LDK-së?
05 dhjetor 2019
| 08:33
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Në fotografinë e Rugovës është e shkruar një thënie e tij, në të cilën thuhet se “në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”.
Gjithashtu, Mustafa në mbishkrimin e fotografisë të postuar në llogarinë e tij shkruan se “ditë të mira po vijnë shumë shpejtë, kërkohet punë e maturi”.
/Epoka e re/