Çfarë po sjellë edicioni i sivjetmë i Beerfest?
Pas një periudhe të gjatë të përballjes me pandeminë, Beerfest më në fund po ia rikthen Prishtinës gjallërinë e një festivali që bën bashkë në ambient të hapur të gjithë njerëzit që ju pëlqen muzika dhe që përgjatë gjithë këtyre muajve ju ka munguar atmosfera e mirë.
Nën tingujt e artistëve më me zë të momentit, përcjellë edhe me shijen e brendeve më të mira të birrave dhe ushqimit fantastik, po merr jetë edicioni i 10-të i Beerfest, festivali që përgjatë gjithë këtyre viteve është bërë atraksion për të rinjtë nga mbarë Kosova, por edhe matanë kufijve
Për shkak të datave të mbajtjes, që do të jetë me 13, 14 dhe 15 gusht, veçori e këtij edicioni jubilar do të jetë pjesëmarrja e shumtë në numër e mërgimtarëve, të cilët padyshim do të jenë vlerë e shtuar e festivalit të sivjetmë të birrës.
Kida, Lumi B, Minatori, Mentor Haziri, Nushi dhe Crew, Caboo dhe shumë artistë të rinj të zhanreve të ndryshme, që të do të përkujdesen për argëtimin e pjesëmarrësve përgjatë ditëve të arta të festivalit të birrës.
Organizatorët kanë njoftuar se shumë shpejt do të publikohen edhe shumë emra artistësh të njohur, të cilët do të këndojnë gjatë tri netëve të festivalit.
Përpos muzikës dhe birrave të llojllojshme me dhe pa alkool, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë e shijimit të ushqimeve nga më të ndryshmet, falë brendeve që do të jenë të pranishme në shtëpizat e vendosura në Plato të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, ku edhe do të mbahet Beerfest,
Siç kanë njoftuar organizatorët, veçoria e këtij edicioni do të jetë përfshirja e ‘konceptit të gjelbër’, që ka të bëjë ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, duke u bërë kështu festivali i parë shqiptar që i bashkohet dhe i jep jehonë një kauze të tillë globale, përmes përdorimit apo riciklimit të çdo materiali e mbeturine ushqimore dhe jo-ushqimore, që do të mbetet përgjatë tri netëve të festivalit.
Duke e pasur parasysh situatën me Covid-19, në këtë edicion janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin në përpikëri të udhëzimeve administrative të Miknistrisë së Shëndetësisë.
Informacionet më të reja rreth festivalit mund t’i ndiqni në: https://ëëë.facebook.com/beerfestkosova.