Çfarë “po zihet” mes Arditit e Luanës?
Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, së fundi është bërë pjesë e TV Klan pas 16 vitesh në Top Channel.
Teksa ajo po punon rreth rikhtimit të saj në angazhime të reja, ajo është pritur mirë nga figurat ikonike të këtij ekrani, shkruan lajmi.net.
Ishte prezantuesi, Ardit Gjebrea, ai që i ka uruar mirëseardhje Luanës përmes një postimi në ‘Instagram’.
“Mirë se vjen Luana Vjollca. Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet tua”, është shprehur Gjebrea.
Dikush, Arditit i ka propozuar që të marrë si bashkëprezantuese në festivalin “Kënga magjike”.
“Ja të rahatohet një herë në shtëpinë e re dhe dalëngadalë do vijë edhe ajo ditë, nëse Luana pranon sigurisht. Kemi kohë plot, të rinjë jemi”, ka deklaruar Gjebrea.
Një tjetër komentues i ka propozuar të dyve që të mos kopjojnë formate nga Top Channel.