Çfarë pritet në politikën e brendshme gjermane në 2025-n?

27 dhjetor 2024 | 09:11

Politika e brendshme gjermane në vitin 2025 do të përballet me sfida të mëdha: migrantët, sulmet kibernetike, mbrojtja e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Lufta kundër ardhjes ilegale të migrantëve, mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm – këto janë vetëm disa nga detyrat me të cilat qeveria e re federale e Gjermanisë do të përballet në politikën e brendshme në vitin 2025, pavarësisht se kush e drejton qeverinë pas zgjedhjeve të reja në shkurt.

Megjithatë, po të pyesësh politikanët në Bundestag, të cilët kanë qenë në krye të politikës vitet e fundit, të gjitha këto sfida janë nën hijen e krizës së thellë ekonomike. Kompanitë e mëdha industriale si Volkswagen (VW) po shpallin shkurtimin e dhjetëra mijëra vendeve të punës, njerëzit janë të shqetësuar për punët e tyre dhe vuajtjet nën barrën e inflacionit të lartë.

Çmimet e larta të energjisë dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Marko Vanderwitz(CDU) ishte përfaqësuesi i qeverisë federale për landet e Gjermanisë Lindore deri në vitin 2021, një politikan nga Saksonia thotë për DW: “Problemi më i madh që kemi në vendin tonë është se ekonomia po lëkundet. E kjo me të vërtetë godet në zemër të qëndrueshmërisë së ardhshme. Problemi i madh është se po humbasim besimin në politikën e atyre që krijojnë ekonominë”.

Arsyeja: çmimet shumë të larta të energjisë, niveli i lartë i pagave gjermane, infrastruktura e rrënuar, konkurrenca e madhe nga Kina. Por edhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe burokracia në rritje. Sipas Omid Nuripur, ish-lideri i partisë së të Gjelbërve, kjo pikë e fundit mbi të gjitha tregon dështimet e digjitalizimit.”

“Kemi një krizë të dyfishtë, si ekonomike ashtu edhe strukturore. Kjo mund të shihet nga fakti se faksi është ende ndër mjetet kryesore të komunikimit në departamentet e shëndetësisë. Kjo mund të shihet edhe në grumbullimin e investimeve në këtë vend,” tha ai në një intervistë për DW.

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Përveç kësaj, ka sulme nga jashtë, shpesh nga Rusia, ndaj infrastrukturës, siç janë rrjetet e energjisë. “Gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e infrastrukturës kritike. Ne jemi shumë të cenueshëm në këtë fushë. E ka shumë aktorë që sulmojnë infrastrukturën kritike,” tha Nuripur.

Kjo është arsyeja pse ulja e burokracisë dhe forcimi i policisë dhe shërbimeve sekrete janë detyra të rëndësishme për vitin e ardhshëm.

Dy çështje të tjera do të jenë edhe më sfiduese për qeverinë e ardhshme: çështjet e pazgjidhura që lidhen me migrantët dhe ekstremizmi i djathtë në rritje. Kur bëhet fjalë për migracionin, kohët e fundit ka rënë numri i kërkesave të azilit si dhe numri i migrantëve ilegalë. Por Frontexi thotë se rreth 166.000 njerëz u përpoqën të hynin ilegalisht nëBashkimin Evropian(BE) në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Gjermania ka rifutur kontrollet në të gjithë kufijtë me fqinjët e saj. CDU ka një shans të mirë të fitojë zgjedhjet e 23 shkurtit ndaj është me rëndësi politika e kësaj partie.

Shumë komuna njoftojnë se e kanë arritur kufirin e tyre për sa i përket pranimit dhe kujdesit për refugjatët. Komunat aktualisht po përballen me një detyrë të madhe që vështirë se mund ta përballojnë. Ato kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë federale, thonë përfaqësuesit e komunave.

Marko Vanderwicz, i cili nuk kandidon sërish për Bundestag, e sheh ndryshe. Ai beson se numri i migrantëve mund të kontrollohet, por edhe ai e di se sa e ndjeshme është kjo çështje. “Nga njëra anë, shifrat janë në rënie. Por nga ana tjetër, mendoj se çështja por stërzmadhohet. Unë njoh  politikanë që thonë se situata nuk është e keqe si në vitet 2014 ose 2015,” thotë ai në një intervistë për DW.

Omid Nuripur thekson se shifrat mund të rriten sërish në vitet e ardhshme. “Ne e dimë se situata në Ukrainë mund të çojë në më shumë refugjatë dhe shohim se një ose dy konflikte në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen edhe më shumë.”

Ndërkohë për shkak të rrezikut nga ekstremistët politikë, partitë CDU, CSU, SPD, të Gjelbërve dhe FDP kanë miratuar reformën kushtetuese për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese. Reforma parashikon që ndryshimet e ardhshme në strukturën e gjykatës do të kërkojnë një ndryshim në Kushtetutën gjermane, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash./DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 47-vjeçar nga Montana e ShBA-së kaloi nëntë vjet duke…