Çfarë pritet të vendos xhiro e fundit në Superligën e Kosovës?
Sot zhvillohet xhiro e 36-të në Superligën e Kosovës, ku luhet për mbijetesë, por edhe për vendin e katërt në renditje.
Ballkani është shpallur kampion javë më parë dhe ndeshja ndaj Gjilanit do ta ketë karakterin e miqësores dhe këtë e konfirmon edhe fakti që ekipi bardhëekuq ka udhëtuar për në Suharekë edhe pse është vendas.
Gjilani në anën tjetër e ka siguruar një vend në Ligën e Konferencës, sikurse që ka bërë edhe Drita si nënkampione.
Interesant mbetet vetëm për pozitën e katërt dhe të tetë (barazhit), të cilën aktualisht e mban Dukagjini, që udhëton te Ferizaj, e të cilëve iu duhen tri pikë për të mbijetuar.
Në garë për vendin e katërt është edhe Prishtina që udhëton te Trepça ’89. Prishtina duhet të fitojë dhe të pres humbjen e Dukagjinit për të siguruar vendin e katërt.
Në anën tjetër Trepça ’89 për të mbijetuar duhet të fitojë dhe të pres dështimin e Ferizajt.
Prishtina edhe nëse e siguron pozitën e katërt, zor se do të luajë në garat evropiane, pasi që nuk ka arritur të licencohet, por klubi më i madh në vend, do të ankohet në CAS, pasi beson që i është bërë padrejtësi nga komisioni për licencim i klubeve për garat evropiane /Telegrafi/