“Çfarë pune ke ti me Luizin” – publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda BBVA, produksioni ndërpret telefonatën

30 mars 2023 | 16:21

 

Në mbrëmjen e së martës në spektaklin e Big Brother VIP Albania u njoftua se banorët do të kishin gjatë javës nga një mundësi të shkurtër telefonate me të afërmit e tyre.

Kjo për të kërkuar aprovimin e tyre nëse duan apo jo të vazhdojnë aventurën e BBVA, edhe pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditë më parë shumë pranë Top Channel.

Të enjten, banorja e cila ka pasur mundësinë të kontaktojë me një familjar të sajin ka qenë aktorja Olta Gixhari, e cila është telefonuar nga bashkëshorti i saj, Dori.

Ky i fundit e ka siguruar që jashtë është gjithçka në rregull, teksa e ka inkurajuar që të shkojë deri në finale.

I njëjti e ka kritikuar edhe për konfliktet e saj me Luizin, duke i thënë të mos merret me të, por të vazhdojë lojën e saj.

“Çfarë pune ke ti me Luzin, ai nuk është produksioni. Ti mos u merr më të dhe vazhdo lojën tënde. Merre vetëm me fansa dhe jo më të”, ka thënë ai.

Menjëherë pas kësaj, produksioni e ka ndërprerë telefonatën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të…