Çfarë punojnë dhe sa paguhen kosovarët në Gjermani?
10 tetor 2024
| 13:56
Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje.
Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.
“Radio Evropa e Lirë” ka nxjerrë një grafikë me këto të dhëna.
Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani ishte 2.822 euro, në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë. Kosovarët e punësuar në sektorin e informimit dhe komunikimit marrin pagën më të lartë, njëjtë si edhe në Kosovë.