Çfarë republike është Kosova?

02 maj 2020 | 11:37

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pyetur se për çfarë kanë garuar në zgjedhjet e fundit kandidatët për kryeministër. E ka dhënë vetë një përgjigje nëse kjo garë është bërë për republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë. Këto komente Krasniqi i ka bërë pas pezullimit që ia bëri Gjykata Kushtetuese dekretit të presidentit për shefin e ri të qeverisë. “Vrapuesit për kryeministër, kryetarët e partiçkave politike, a e kanë idenë se për çfarë republike kanë garuar në zgjedhje? Për republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë? Pastaj a e dinë ata pse janë më të mençurit e botës? Madje pse e ngritin shkopin lart në zgjedhje e pas tyre e rrëzojnë për toke?!!!”, ka shkruar Krasniqi në një reagim në FB.

Zyrtari i Nismës është marrë pak edhe me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se është i interesuar të di nëse i dinë kompetencat e tyre. “Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, a e dinë se çfarë republike është Kosova? Do të isha i lumtur që ta dija saktë këtë?! Kuptohet, nëse ata e dinë në esencë rolin e përgjegjësinë e tyre kushtetuese?!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Adri Nurellari ka thënë se Qeveria Kurti, pas…