Çfarë surprize po përgatit vajza e Ilirit pas daljes së tij nga shtëpia e BBV?
Një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh të Big Brother Vip, është Ilir Shaqiri.
Siç edhe është bërë publike më herët balerini ka një marrdhënie shumë të mirë me të bijën. Madje, kjo e fundit po planifikon t’i bëje një surprizë babait të saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Emily e bëri të ditur këtë detaj në një lidhje me Skype në emisionin “Wake Up.”
Ajo nënkuptoi se mund të jetë duke realizuar një këngë kushtuar qëndrimit të Ilirit në BBV dhe të gjitha përjetimeve që ato kanë pasur nga kjo eksperiencë.
“Do të jetë surprizë se im atë është një nga figurat më të rëndësishme të jetës sime bashkë me mamin,”-u shpreh Emily.
Bëjme dije se bashkëshortja e Ilirit, prezente së bashku me të bijën në këtë intervistë, shprehet mbështetëse jo vetëm ndaj surprizës nga Emily por edhe për të gjithë rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania.