
Çfarë tha ish-ushtari i UÇK-së para prokurorit serb, tregon avokat Smakiqi
Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.
Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se është njoftuar nga avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare në Serbi për klientin e tij, Dasak Dakaj, se i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe se ai do ta ushtrojë ankesë kundër këtij aktvendimi.
“Hasan Dakaj, sipas avokatit nga Serbia, dyshohet nga Prokuroria e Serbisë për veprat penale nga neni 142 i Ligjit Penal të Jugosllavise për kohën e vitit 1999 kur ishte 19- vjeçar”, ka thënë Smakiqi për Indeksonline.
Më tutje, Smakiqi ka thënë se, sipas deklarimeve të Hasan Dakajt, ai ka mohuar kategorikisht fajësinë dhe se Prokuroria e Serbisë e ka ngatërruar në identitet me dikë tjetër, sepse ai nuk është presoni që pretendon.