Çfarë thotë Fitore Pacolli për mundësinë e një koalicioni LV-PDK pas zgjedhjeve?

25 dhjetor 2020 | 00:18

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se është interesant se si gjithmonë ka një këmbëngulje në medie se një koalicion në mes LV-së dhe PDK-së do të ndodhë ose duhet të ndodhë.

“Është edhe me interesant që ky insistim ekskluzivisht vjen ose nga anëtarë të partive tjera, të cilat të gjitha në një pikë apo tjetër kanë qenë vet në koalicion më PDK-në ndonëse zotoheshin ndryshe, ose nga individë të cilët janë të afërt më PDK-në apo me pushtetin e vjetër, ose nga të tjerët të cilët thjesht janë kundër LV-së dhe i frikësohen ndryshimit të mirë”, ka thënë Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se pavarësisht se çfarë themi e bëjmë, “ata vazhdojnë, e madje më shumë tani që po i afrohemi ditës së zgjedhjeve dhe sa më shumë që Lëvizja jonë po rritet. Apo ndoshta nuk është edhe aq interesant”, ka pohuar deputetja e LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka shprehur indinjaten…