Çfarë thuhet në raportin e policisë për arrestimin e banores së “It’s my home”

18 shtator 2022 | 08:41

Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmmarësve të tjerë të kësaj shtëpie. Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa banorja me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televiziv ka sulmuar pjesëmarrësit e tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se për shkak të skenave të dhunës, KPM ka vendosur që t’ia ndërprerje transmetimin televiziv këtij programi.

Ditë më parë banorja e arrestuar ishte viktimë e dhunës, atë e kishte gjuajtur një banor me papuqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar…