Çfarë thuhet për Autostradën e Dukagjinit dhe rrugën Deçan-Plavë në Programin e Qeverisë Kurti

11 maj 2021 | 20:03

Qeveria Kurti ka publikuar Programin për mandatin e qeverisës në të cilën trajtohen shumë gjëra ndërsa primare do të jenë rimëkëmbja ekonomike dhe menaxhimi i pandemisë Covid-19.

Ndër premtimet tjera të Qeverisë është edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Në planet e qeverive të kaluara ka qenë edhe ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit i cili parashihte ndërtimin e trasesë së re karshi asaj ekzistuese.

Qeveria parasheh që të mos ndërtohet autostradë e re por vetëm të zgjerohet rruga ekzistuese.

Ndërkohë Kurti parasheh edhe ndërtimin e rrugëve tjera rajonale sikur ajo Deçan-Plavë, Prizren-Tetovë dhe Gjilan – Kumanovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka publikuar Planin e saj për vitin…