Çfarë u kishte thënë Stalini punëtorëve amerikanë?
Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ
George F. KENAN : Memoare 1925-1950 (4)
Thekse nga porosia telegrafike nga Moska e datës 22 shkurt 1946
Duke marrë para sysh ngjarjet e mëhershme, besoj se Departamentit do t’i jenë të dobishme vërejtët, vrojtimet e mëposhtme :
- Karakteristikat kryesore të zhvillimeve sovjetike të pasluftës, ashti siç i propagandon aparati i BRSS-së.
- BRSS edhe më tej jeton në “ rrethimin kapitalist” antagonist me të cilin së fundi nuk mund të ketë koekzistencë të përhershme paqësore. Stalini, në vitin 1927 këtë e kishte formuluar, shprehur kësisoj në takimin me një delegacion e punëtorëve amerikanë:
“Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të revolucionit ndërkombëtar do të formohen dy kampe të rëndësishme botërore: një socialiste, e cila kah vetja do të tërheq vendet të cilat duan kah socializmi, dhe një kapitaliste, e cila kah vetja do të tërheq vendet të cilat anojnë kah kapitalizmi. Lufta midis këtyre dy kampeve rreth rolit kryesor në ekonominë botërore do ta zgjidh fatin e kapitalizmit dhe komunizmit në mbarë botën”.
- Bota kapitaliste është e përfshirë me konflikte të brendshme të cilat janë pjesë përbërëse natyrës së shoqërisë kapitaliste. Ato konflikte nuk mund të zgjidhen me marrëveshje paqësore. Prej tyre, konflikti më i madh është midis Anglisë dhe ShBA-së.
- Konfliktet e brendshme të kapitalizmit patjetër, në mënyrë të paevitueshme lindin luftëra. Luftërat e tilla të paraqitura mund të jenë të dy llojta: luftërat ndërkapitaliste midis dy shteteve kapitaliste dhe luftërat intervenuese kundër botës socialiste. Kapitalistët dinak, duke u përpjekur së koti që të evitojnë konfliktet e brendshme në kapitalizëm, janë të prirë në llojin e dytë të luftërave.
- Intervenimi kundër BRSS-së, edhe pse ishte fatale për ata të cilët eventualisht do ta ndërmerrnin, do të nxiste një ngecje të re në zhvillimin e socializmit sovjetik, prandaj me çdo kush duhet të pengohet.
Rusët thoshin se bota kapitaliste është e keqe!
- Për BRSS-në edhe konfliktet midis shteteve kapitaliste janë përplot rreziqe, mirëpo përkundër kësaj ato afrojnë mundësi të mëdha për përparimin e çështjeve të socializmit, veçmas nëse BRSS-ja ushtarakisht ngel e fortë, ideologjikisht unike dhe besnike udhëheqjes tanishme të saj gjeniale.
- Duhet pasur në vëmendje se e tërë bota kapitaliste nuk është e keqe. Përpos elementeve reaksionare dhe borgjeze në te, pra në shoqërinë kapitaliste ka 1) disa elemente pozitive dhe të vetëdijshme të bashkuara të pranueshme për partitë komuniste, dhe 2) disa elemente tjera ( të cilat tani për shkak të arsyeve taktike, quhen të përparuar dhe demokratike) reaksionet e të cilave, synimet dhe veprimtaritë falë rrethanave të krijuara “objektivisht” janë të dobishme për interesat e BRSS-së. Ato duhet nxitur dhe duhet shërbyer me to me qëllim të arritjes së qëllimeve të Bashkimit Sovjetik.
- Ndër elementet negative të shoqërisë borgjeze-kapitaliste më të rrezikshmet janë ato të cilat Lenini i ka quajtur miq të rrejshëm të kombit, pa fjala është për udhëheqësit e matur të socialistëve dhe socialdemokratëve ( me fjalë tjera, të majtët jokomunistë). Ata janë më të rrezikshëm sesa reaksionarët e fundit, sepse këta të dytë së paku marshojnë nën flamujt e tyre të vërtetë, derisa udhëheqësit e të majtëve të matur e mashtrojnë popullin duke shërbyer me mendimet e socializmit për t’u shërbyer interesave të reaksionet kapitalist.
Kaq për premisat. Deri te çfarë konkluza ato shpijnë nga aspekti i politikës sovjetike?
Deri të këto konkluza:
- Duhet ndërmarrë gjithçka, çdo gjë në mënyrë që edhe më tej të forcohej fuqia ndikuese e BRSS-së si faktor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe anasjelltas, nuk duhet lejuar asnjë rast që mundëson të dobësohet forca e ndikimit të shteteve kapitaliste, si në tërësi ashtu edhe në veçanti.
- Bashkimi Sovjetik dhe miqtë e tij në botën e jashtme duhet t’i orientojnë përpjekjet e tyre në thellimin dhe shfrytëzimin e mospajtimeve dhe konflikteve midis shteteve kapitaliste. Nëse këto konflikte rriten në luftë “imperialiste”, ajo luftë duhet të shndërrohet në kryengritje revolucionare përbrenda shteteve kapitaliste.
- Elementet “ demokratike – përparimtare” jashtë vendit duhet shfrytëzuar ashtu që ato me presionin e tyre të orientojnë qeveritë kapitaliste në linjat të cila u përgjigjen interesave të Bashkimit Sovjetik.
- Kundër udhëheqësve socialist dhe socialdemokrat jashtë vendit duhet udhëhequr luftë të pamposhtur.
Direktivat – në frymën e linjës së Partisë komuniste ruse
Bazat e atyre koncepteve, mendimeve, opinioneve
Para se të shqyrtojmë se si kjo linjë partiake përpunohet në praktikë, duhet tërhequr vëmendjen në disa aspekte të saj.
E para, ajo nuk është shprehje, manifestim i koncepteve, mendimeve, vështrimeve të popullit rus. Populli kryesisht është miqësisht i orientuar, përcaktuar botës së jashtme, i etshëm që ta përjetoj, i etshëm që me të t’i mat aftësitë e veta për të cilat është i vetëdijshëm, dhe është i tanishëm të jetoj në paqe dhe të gëzoj frytet e angazhimit, përpjekjes së tij. Linja partiake paraqet vetëm tezën të cilën aparati zyrtar propagandues me shumë shkathtësi dhe me konsekuencë ia imponon publikut, shpesh me rezistencë në kullën e mendimet të tij më intime. Mirëpo linja e partisë detyron, obligon në qëndrime dhe mbajtjen e njerëzve dhe të pushtetit – kurs ene kemi punë kryesisht, në radhë të parë me ta.
E dyta, duhet theksuar se premisat mbi të cilat bazohet ajo linjë partiake në pjesën më të madhe, thjesht nuk janë të sakta. Përvoja ka dëshmuar se koekzistenca paqësore dhe e qetë e shteteve kapitaliste dhe atyre socialiste është plotësisht e mundur. Konfliktet themelore të brendshme në vendet e zhvilluara më nuk janë ato të cilat dalin, burojnë nga pronësia kapitaliste ndaj mjeteve të prodhimit, mirëpo ato të cilat dalin nga zhvillimi i urbanizimit dhe industrializimit, kurse me të këtilla Rusia deri më tani ka qenë e kursyer jo duke ju falënderuar socializmit, por prapambeturisë së vet. Kundërshtimet, rivalitetet përbrenda kapitalizmit gjithnjë nuk lindin, nxjerrin luftëra, dhe as që gjithnjë të gjitha luftërat mund t’i përshkruhen shkaqeve, motiveve, arsyeve të tilla. Të flasësh sot, për mundësit e intervenimit kundër BRSS-së pas eliminimit të Gjermanisë dhe Japonisë dhe pas shembujve të luftërave të mëparshme, është diçka e kotë, është budallallëk. Sikur forcat e mosdurueshmërisë, të mospajtimeve dhe të subversionit nuk do ta kishin nxitur, bota e sotme “ kapitaliste” do të ishte plotësisht e aftë që të jetonte në paqe dhe në suazat e veta, pra edhe me Rusinë. Së fundi, askush i mençur, i arsyeshëm nuk ka arsye të dyshojë në sinqeritetin e udhëheqësve të matur socialist në vendet perëndimore. As që është e ndershme korrekte të mohohet suksesi i përpjekjeve të tyre që të përmirësojnë kushte e jetës të popullit punues, gjithkund ku, sikur në shtetet Skandinave, u është dhënë rasti që të dëshmojnë se çfarë mund të bëjnë.
Rusët nuk dinë të sundojnë pa diktaturë!
Rusët vazhdimisht ushqehen me iluzionet dhe mashtrimet e ideologjisë marksiste. Për ata të gjithë perëndimorët janë armiq, janë një botë e keqe që duhet të vdes! Rusët janë të pakapërcyeshëm për intriga, komplote e tradhti të gjitha llojeve, jo vetëm politike.
Pikëvështrimi neurotik i Kremlinit ndaj situatës në botë
Josaktësia e atyre premisave, të cilat të gjitha rrjedhin që para luftës së kaluar, pikërisht i ka vërtetuar, gjerësisht ai konflikt. Konfliktet, mosmarrëveshjet anglo – amerikane nuk janë rritur në kundërshtimet më të rëndësishme të botës kapitaliste. Fuqitë kapitaliste, përveç fuqive të Boshtit, nuk kanë treguar kurrfarë afiniteti, interesimi, gatishmërie që konfliktet reciproke t’i pajtojnë me luftë të përbashkët kryqëzatash kundër BRSS-së. Në vend se lufta imperialiste të shndërrohet në luftëra qytetare dhe në revolucione, BRSS-ja ishte e detyruar të luftojë krah për krah me fuqitë kapitaliste për qëllimet e përbashkëta të proklamuara.
Megjithatë, sot të gjitha ato teza, pikëpamje pavarësisht se në çmasë janë pa mbështetje dhe pavarësisht se sa i demanton realiteti, edhe më tej me vendosmëri po zgjerohen. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se, linja e partisë sovjetike nuk bazohet, nuk mbështetet në analizën objektive të situatës sa i përket rreth çështjes së kufijve rus, se ajo fare pak kujdeset, merr parasysh kushtet, rrethanat jashtë Rusisë, se del, buron kryesisht nga nevojat e brendshme themelore ruse të cilat kanë ekzistuar para luftës së kaluar dhe që ekzistojnë edhe sot.
Në themel të pikëshikimit neurotik, të Kremlinit ndaj zhvillimeve botërore shtrihet ndjenja instiktive dhe tradicionale ruse e pasigurisë. Fillimisht kjo ishte pasiguri e një populli paqedashës fshatar i cili është përpjekur të jetonte në fushën e shtrirë i rrethuar me fqinjë luftarak nomad. Kur Rusia kishte hyrë në marrëdhënie, raporte me Perëndimin ekonomikisht më të përparuar, atëherë këtij procesi i ishte bashkangjitur frika, shqetësimi nga më të aftit, më të fuqishmit, nga bashkësitë shoqërore më të organizuara në atë pjesë, territor. Mirëpo, ajo pjesë e dytë e pasigurisë më tepër e kishte goditur pushtetmbajtësit, sunduesit rus sesa popullin rus, sepse pushtetmbajtësit gjithnjë kishin ndje se mënyra e sundimit sipas formës relativisht u është arkaike, e pa aftë të mbaj krahasimet me përmbajtjet politike të vendeve perëndimore. Prandaj ata gjithnjë i janë frikuar depërtimit nga jashtë, takimit të drejtpërdrejt midis botës perëndimore dhe botës së tyre, i frikoheshin asaj që do të mund të ndodhte nëse rusët do të dinin të vërtetën për botën e jashtme ose nëse të huajt do të dinin të vërtetën për jetën në Rusi. Edhe ata kanë mësuar të kërkonin siguri vetëm në luftën e durueshme dhe të paimagjinuar për shkatërrimin e plot të rivalit, konkurrentit, dhe jo në marrëveshjen dhe kompromisin me te.
Në emër të marksizmit rusët viktimizuan secilën vlerë
Marksizmi, i cili gjysmë shekulli pa sukses qëndroi në Evropën Perëndimore, rastësisht nuk kishte gjetur për herë të parë vend të përshtatshëm në Rusi ku edhe do të shpërthejë. Vetëm në atë vend, i cili kurrë nuk ka ditur se çfarë është fqinjësia miqësore e orientuar, ose së paku ekuilibrimi i durueshëm, e matur, qoftë e brendshme ose ndërkombëtare, ka mundur të zë rrënjë doktrina e cila konsideron se kundërthëniet ekonomike të shoqërisë nuk mund të zgjidhen me mjete paqësore. Pas vendosjes së regjimit bolshevik, dogma marksiste – e cila në interpretimin e Leninit u bë edhe më e ashpër, më e vrazhdë, dhe më jotolerante – ishte mjet i përkryer për bartjen, përcjelljen e ndjenjës së pasigurisë me të cilën bolshevikët ishin të zënë, përfshirë madje më tepër se sa pushtuesit e mëhershëm. Në atë dogmë, me bazën, me qëllimet e saj themelore altruiste, ata kishin gjetur arsyetim për frikën e tyre nga bota e jashtme, për diktaturën pa të cilën nuk kanë ditur të sundojnë, për ashpërsinë, vazhdimësinë të cilën nuk morën guxim ta hiqnin, largonin, zhduknin, për viktimat të cilat për mendimin e tyre me të drejtë ishin kërkuar. Në emër të marksizmit ata kishin viktimizuar, secilën vlerë të veçantë etike në metodat dhe në taktikën e tyre. Sot ata nuk munden pa te. Ai është një gjethe fiku e autoritetit , pasqyrës së tyre morale dhe shpirtërore. Pa te ata do të rrinin, qëndronin para historisë në rastin më të mirë vetëm si sundues të cilët me fuqinë, pushtetin e pamëshirshëm e kanë ndjekur vendin e tyre drejt shkallëve më të larta të fuqisë ushtarake me qëllim që regjimit të brendshëm të dobët t’ia garantonin sigurinë. Për këtë, qëllimet sovjetike rregullisht duhet të ushqehen me mashtrimet e marksizmit dhe për këtë askush nuk guxon t’i nënçmoj rëndësinë e dogmës në punët sovjetike. Kështu, udhëheqësit sovjetik të nxitur, nën presionin e nevojave të pozitës së tyre të tashme dhe të mëhershme duhet të veprojnë me dogmë sipas të cilës bota e jashtme është e keqe, i disponuar armiqësisht, mirëpo në të njëjtën kohë në veti bart shenjat e sëmundjes vdekjeprurëse prandaj i është e gjykuar të shkatërrohet dhe të bie në situata gjithnjë e më të rënda, deri atëherë kur grushtin përfundimtar nuk ia japin forcat gjithnjë e më të fuqishme të socializmit dhe derisa nuk t’i dorëzohet botës së re dhe më të mirë. Kjo tezë ofron arsyetim për rritjen e fuqisë, forcës ushtarake dhe policore në shtetin rus, për izolimin e opozitarëve rus nga bota e jashtme dhe për animin, synimin fluid, konstant që të zgjerohen kufijtë e fuqisë, pushtetit të policisë ruse, që ndryshe është pjesë e synimeve, aspiratave dhe e instiktive të brendshme të pushtetmbajtësve rusë. Në esencë, ky është vetëm ekzistim i zhvillimit të nacionalizmit të paqetësuar rus, lëvizje e vjetër me shekuj. Mirëpo, i mbështjell në rrobat e reja të marksizmit internacional , me ndjenjat e veta të përziera, të ëmbëlsuara të demoralizuar edhe në luftën me botën e jashtme, ai nacionalizëm është më i rrezikshëm sesa kurdoherë më parë.
Rusët janë mjeshtër të pakapërcyeshëm për intriga dhe komplote!
Nga ajo që është thënë deri më tash nuk do të duhej përfunduar, konkluduar se, të gjithë ata që luftojnë për linjën e partisë sovjetike janë të vetëdijshëm, ndërgjegjshëm për josinqeritetin dhe jondershmërinë e saj. Shumica prej tyre tepër pak dinë për botën e jashtme, dhe edhe shpirtërisht janë tepër jo të pavarur, që të hetonin atë autohipnozë, prandaj nuk u është vështir ta bindin veten në atë se çfarë ju duket e mirë, dhe e këndshme për ta besuar. Së fundi, ende nuk është sqaruar fshehtësia se kush në këtë vend të madh vërtetë pranon informatat e sakta për botën e jashtme, nëse të tilla veç ka. Në atmosferën e fshehtësisë orientale dhe të konspiracionit e cila e përfshinë këtë pushtet, mundësitë e kthimit ose të helmimit të burimeve ose të ngjarjeve, zhvillimeve të informacionit janë të mëdha. Vetë fakti i nënçmimit të të vërtetës objektive – në realitet, dyshimi i tyre se ajo ekziston – rusët i detyron në atë që të gjitha faktet të cilat dikush i paraqet t’i mbajnë si mjet për arritjen e këtij apo atij qëllimi. Ekzistojnë arsye të mjaftueshme për parashikimin se ky pushtet është tradhti brenda tradhtisë, komplot, brenda komplotit, dhe është vështir të besohet se vet Stalini pranon diçka që i ngjan pamjes objektive të botës së jashtme. Prandaj, nga kjo edhe është hapësira e gjerë për ato intriga në të cilat dhe për të cilat rusët anë të pakapërcyeshëm, të pakaluar, të pakonkurrencë. Pamundësia që qeveritë e jashtme të paraqesin qëndrimin e tyre para hartuesve, krijuesve të politikës ruse – shkalla në të cilën ato qeveri, në marrëdhëniet e tyre me Rusinë, i janë ekspozuar në mëshirë dhe jomëshirë me këshilla të fshehta dhe të paditura të cilat kurrënjëherë nuk i shohin dhe në të cilat nuk mund të ndikojnë – këto janë karakteristika shumë shqetësuese, të papërshtatshme të diplomacisë në Moskë, karakteristika të cilat burrështetasit perëndimorë duhet t’i kenë parasysh nëse dëshirojnë ose jo ta kuptojnë natyrën e vështirësive në të cilat me këtë rast has diplomacia. (Vijon)