Challadesi tegon shanset e Kosovës për fitore ndaj Maqedonisë së Veriut

30 dhjetor 2019 | 11:55

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, në intervistën për numrin festiv të gazetës “Epoka e re” ka folur për ndeshjen e marsit që Kosova e zhvillon në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.

Strategu zviceran mendon se shanset për kualifikimin në finale janë 50 me 50.

“Më kujtohet mirë teoria e parë me ekipin në Paris para ndeshjes me Madagaskarin në muajin mars të 2018-s, ku kam folur lidhur me Ligën e Kombeve. Kam thënë se ne duhet të kemi një ëndërr që është kualifikimi në “Euro 2020”, pra një ëndërr dhe jo qëllim. Aty iu kam thënë futbollistëve se kjo ligë ta jep mundësinë e kualifikimit dhe shkuarjes në ‘play-off’. Isha i sigurt se mund ta fitonim grupin në Ligën e Kombeve, pasi ishte një mundësi për t’i mposhtur Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. Kisha një bindje se Azerbajxhani nuk ishte kundërshtar i lehtë, por jo edhe i pakalueshëm. Ne kemi fituar grupin dhe tani kemi mundësinë, por nuk do të jetë lehtë sepse lojërat nuk luhen si vendas ku kemi një përkrahje të fuqishme në Prishtinë. Maqedonia Veriore është një ekip i mirë dhe lojtarët e saj luajnë në Itali, Spanjë dhe Rusi. Edhe ne sikurse kundërshtari kemi një ekip të mirë dhe mendoj se shanset janë 50 me 50. Për ne ka shumë rendësi që t’i kemi të gjithë lojtarët e gatshëm, të mos kemi mungesa sepse nuk jemi skuadër si Franca, Gjermania apo Brazili që mund t’i zëvendësojmë mungesat dhe ta kemi ekipin e fortë. Pastaj është vetëm një lojë ku një gabim mund ta vendosë rezultatin e ndeshjes. Nëse e shohim nivelin e dy ekipeve, unë nuk kam frikë nga Maqedonia Veriore, por vetëm respekt. Në këtë ndeshje kemi nevojë ta luajmë lojën tonë dhe mos të bllokohemi duke menduar për rezultat dhe kualifikim. Futbollistët duhet të jenë të qetë dhe të luajnë sikurse dinë dhe atëherë mundësia është të fitojmë këtë gjysmëfinale”, ka thënë Challandes për “Epoka e re”.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri…