Challandes: Do të japim më të mirën ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe

03 shtator 2018 | 13:11

Në prag të ndeshjeve kualifikuese të Përfaqësues A për Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencë për media foli për gjendjen, synimet dhe të ardhmen e Përfaqësues.

Challandes duke folur repartin e mbrojtjes, ka thënë se kemi Kosova ka vështirësi por do të shikojë bashkë me shtabin që në stërvitje të shohim futbollistët më të mirë.

“Unë po punojë që të kemi një ekip të mirë jo vetëm për këto lojë por edhe për të ardhmen. Kosova ka një ekip që mund të themi bebe 2 vjeçare, por që shpresojë se do të rritet dhe ka një të ardhme jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Challandes.

“Nuk preferojë që të fiksojë rezultate, sepse nganjëherë fitoret sikur që patëm kundër Shqipërisë mund të jenë të rrezikshme dhe mund të vetëkënaqemi e kjo nuk guxon të na ndodhë. Ne patëm disa ndeshje miqësore me rezultat të mirë por kjo nuk guxon të na mashtrojë. Sa i përket kundërshtarit Azerbajxhanit unë mendojë se është një skuadër e fortë me agresivitet dhe është e ranguar më së larti në këtë grup. Prandaj duhet të kemi kujdes. Nuk ka favorit absolut prandaj do të bëjmë më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Challandes.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Villarreali është klubi i fundit që ka treguar interesim për…