Challandes: E dua Kosovën, tani pres të luajmë në Prishtinë
Në një intervistë për “Supersport”, para fundit të grumbullimit në Zvicër të ekipit të Kosovës, trajneri Bernard Challandes u shpreh i kënaqur për ndeshjen me Shqipërinë.
Si shkoi ky grumbullim dhe a jeni i kënaqur me atë që arritët?
Ka qenë një vend shumë i mirë për t’u stërvitur. Në fillim e menduam të vështirë, sepse mungonin disa lojtarë. Më pas pashë një ekip të fortë dhe pata mundësi të punoja në planin taktik dhe teknik. Për mua është me rëndësi aspekti taktik, puna që kemi bërë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Si ishte ndeshja më Shqipërinë?
Kundërshtari ka qenë i ndryshëm.
Si e vlerëson grupin e Kosovës?
Kur e mora Kosovën, e dija që kishte dy lojtarë shumë të mirë. Duhet të ndryshohet mentaliteti i lojtarëve dhe duhet të pranojnë urdhrat e trajnerit. Lojtarët e kanë kuptuar që duhet të luhet për ekipin dhe jo për veten. Ia kemi arritur qëllimit. Kemi punuar me mbrojtjen dhe sulmin. Puna do të vazhdojë në të gjithë aspektet.
Sa iu ka prishur puna moszhvillimi i miqësores së dytë me Iranin?
Shumica e lojtarëve kanë luajtur, por ata që s’kanë luajtur i ka ndihmuar stërvitja. Mirë do të ishte të luanin me Iranin, por, për shkak të kushteve, nuk ishte e mundur. Për çdo pozicion kam të gatshëm nga dy lojtarë. Duhet të punojmë shumë. Duhet të përgatitemi mirë.
Sa është rritur cilësisht Kosova që nga pranimi në FIFA?
Prej dy vjetësh Kosova luan në ndeshje kualifikuese. Me dy ndeshje nuk mund të themi që jemi kampion bote. Si trajner, nuk i shfaq asnjëherë objektivat, por duhet të punojmë që të përmbushin synimet. Objektivi im është të luajmë në sulm, mbrojtje dhe mesfushë, pra te jemi skuadër kompakte.
Ka lojtarë nga Superliga e Kosovës që mund të luajnë në përfaqësuese?
Kam qenë në Kosovë, kam parë disa ndeshje. Dera është e hapur për të gjithë. Nëse ka lojtarë që mund të luajnë në përfaqësuese, sigurisht që do t’i afrojë.
Si ndiheni tani, që keni zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe e njihni skuadrën?
E dua Kosovën, tani fillojnë kualifikueset. Kam dëshirë të luajmë në Prishtinë. Dua shumë të pranishëm që të na ndihmojnë për të fituar.