Challandes: E kam në kokë kualifikimin e Kosovës në ‘Euro 2020’
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur rreth gjasave për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian Euro2020, ndërsa shtoi se deri sot nuk e kishte menduar aspak Maqedoninë Veriore.
“Më duhet të them që deri sot mendjen nuk e kam pasur në Maqedoninë Veriore. Nuk kam dashur t’ia përcjell këtë ide askujt se rruga do të ishte e pamundshme të kualifikoheshim drejtpërdrejtë pa Maqedoninë”.
“Nga dje nga ora 20:00, kemi vëmendjen në Maqedoninë Veriore por duhet të them qartë se kam parë disa pamje të Maqedonisë, por nuk mund ta jap një vlerësim tipik. Nesër do të jem në Shkup dhe do ta fillojë punën për këtë lojë”.
“Është gjithmonë e njëjta për mua, duhet t’i respektojë të gjitha ekipet. Edhe Maqedonia Veriore është ekip i mirë, kundërshtar i fortë dhe ne duhet të jemi të gatshëm”.
Challandes u shpreh në Info Magazinën e Klan Kosovës, që për ndeshjen e radhës duhet përgatitur shumë, pasi duhet konsideruar si lojë të vështirë.
“Nëse mendojmë lehtë se është e mjaftueshme, nuk ka shans të fitojmë por këtë lojë duhet ta marrim si lojë të vështirë dhe duhet të marrim përgatitje të mira”.
“Unë jam i përqendruar tek lojtarët e mi por sot s’mund të them më shumë. Unë nuk i frikësohem lojës me Maqedoninë asnjëherë. Duhet të rrimë në këmbë në tokë, por një finale është e parë sepse nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës. Kemi luajtur lojë të mira deri tani, por duhet të kemi rritje në punë, përparim, organizim”.
Ai ka folur gjithashtu edhe për performancat e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, derisa pati disa fjalë edhe për Vedat Muriqin, njofton Klan Kosova.
“Nuk kemi aq shumë lojtarë në Kosovë. Ne nuk kemi mundësi të njëjta sikur Anglia. Por flasim tani për Vedat Muriqin, deri më tani ai ka luajtur dhe për mua ai është numër 1 e më pas si trajner i tij meqë kemi një lojtar të lënduar dhe të pezulluar duhet t’u japim besimin edhe lojtarëve të tjerë”.
“Unë do ta mbledh një grup lojtarësh që mund të luajnë si Muriqi, Zeneli, Rashica, por e rëndësishme është që të luajnë edhe lojtarët tjerë. E rëndësishme në këtë kohë, është që numrat 14, 15 të luajnë mirë”.
“Nuk ja vlen të çahemi për lojtarët që luajnë apo nuk luajnë, sepse ne kemi ekip të mirë. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, sepse të gjithë janë lojtarë sikur të tjerë. Unë flas për filozofinë e lojës, është mëse e rëndësishme sesa rezultati. Është mënyra se si luajnë. Jo se nuk me duhen rezultatet, sepse mua më duhen rezultatet sepse jam trajner”.
“Jam i sigurt në futboll pasi do të kemi rezultate”.
Por çka ndodhë me Challandes nëse Kombëtarja e Kosovës nuk performon mirë në fushën e gjelbër?
“Unë çmendem nëse ekipi im nuk luan mirë”, shprehet ai.
“Ne nuk jemi mbrojtur gjithë kohës duke thënë se Anglia shumë e fuqishme. Është e pamundshme të shkojmë në EURO2020 nëse nuk luajmë mirë. Trajneri duhet ta bëjë vlerësimin, dhe ta kuptojë mentalitetin dhe kulturën e lojtarëve. Ne na duhet të punojmë bashkë. Ne jemi ekip”.
Veç shanseve që Kosova të jetë pjesë e Euro2020, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, nuk foli për problematikën e krijuar të biletave të shitura, por pati kërkesë që të ketë një stadium ndryshe.
“Është e qartë nuk mund të flas për biletat, nuk është detyrë e imja. Por do të thosha që është e pamundshme se stadiumi është shumë i vogël dhe se duhet një stadium më i madh. Më vjen shumë keq për gjithë ata njerëz që kam parë aty. Ata më thanë se kemi ardhur aty dhe nuk mund ta shohim lojën”.
“Për të ardhmen mendoj se federata janë në dijeni. Ta keni një stadium më të madh. Në Zvicër nuk e di sa bileta na duhen por na duhet patjetër një stadium i ri. Një stadium më i mirë për Kosovën, stadium i mbyllur që njerëzit të jenë më të kënaqur dhe të kenë mbështetjen më të madhe”.
A e mendon Bernard Challandes largimin nga Kosova?
“Mund të them se jam shumë i kënaqur këtu, e kam në kokë kualifikimin për Euro2020 – është gjëja më e rëndësishme për mua”.
“Unë nuk jam aq i ri, por nuk e planifikoj shumë të ardhmen dhe mund të them se do të qëndrojë nëse populli i Kosovës dhe ekipi i Kosovës më dëshirojnë dhe e kanë përshtypjen s’mund të sjellë diçka. Nuk e kam në kokë atë [largimin nga Kosova], jam tërësisht i përqendruar në mars, dhe se me kualifikim se besoj që duhet pastaj të largohem!”.