Challandes i pakënaqur me barazimin ndaj Bullgarisë
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se Kosova luajti mirë në kualifikuesen ndaj Bullgarisë, por ai është i pakënaqur me pikë e fituar.
“Ishte ndeshje e vështirë. Bullgaria ka mbrojtje të mira. Në pjesën e parë bëmë gabime të panevojshme, por në pjesën e dytë patëm katër raste për gol. Efikasiteti është më e rëndësishmja. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ata u mbrojtën edhe ndaj Malit të Zi. Ne patëm lojë të mirë, por rezultatin jo. Mund të jemi të zhgënjyer, por kemi skuadër të re e Bullgaria ka përvojë. Duhet të mësojmë po ashtu. Në fund dy pikë më shumë do të ishte më mirë, por duhet të jetojmë me këtë dhe të tregojmë se jemi kandidat i fortë. Qëndroj pozitiv për performancën, jo për rezultatin”, ka thënë Challandes.