Challandes: Isha i dëshpëruar pas humbjes nga Maqedonia

29 dhjetor 2020 | 08:29

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, në një intervistë për “LeTemps” ka treguar sfidat kundër Covid-19 dhe vështirësitë që u përball zvicerani në krye të “dardanëve”.

“Sa i përket jetës sime, nuk më ka ndikuar shumë sepse unë jetoj në periferi. Por si baba i një familje, gjysh i nipërve, kam qenë i qetë”, ka thënë ai.

Zvicerani foli edhe për Kosovën, ku veçoi ndeshjen me Maqedoninë. “Në aspektin profesional isha i frustruar, sepse ne kishim vetëm një qëllim këtë vit, fitore në ndeshje me Maqedoninë. Kishim përgatitur këtë ndeshje për tre vjet dhe e humbëm. Unë brengosesha duke bërë telefonata dhe duke folur me mjekë të futbollit, por dita erdhi dhe ne mbetëm pa tre lojtarët kryesorë. Situata ishte ashtu. Nëse jetoje ne Munih mund të vije, nëse jetoje në Bremen, jo. Maqedonia kishte komplet ekipin, isha i dëshpëruar, tejet i zhgënjyer”, ka thënë 69-vjeçari.

Ai u ndal të flasë edhe për kualifikimet për botërorin 2022. “Po, do të luajmë. Vetëm nëse situata pandemike dhe shëndetësore përkeqësohet. Nëse je në Prishtinë brohoriteni dhe përshëndeteni nga 13 mijë persona, njerëz në rrugë, ne kafene është e mahnitshme të përjetohet. Me publikun jemi më të mirë. Shpresoj të jenë të pranishëm. Nëse jo, vetëm mund të them se nuk është i njëjti sport pa ta”, ka përfunduar Challandesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Mimoza Kusari-Lila tregon pse nuk votoi në lexim të…