Challandes: Ismajli i premtoi Vokrrit që do luante për Kosovën

12 nëntor 2018 | 14:55

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për “Super Sport Kosova”, ka folur edhe për mbrojtësin Ardian Ismajli që braktisi “Dardanët” për Shqipërinë. Sipas Challandes, zgjedhja e Ismajlit nuk ishte e mirë për të.

“U çudita që Ardian Ismajli u largua nga ne, ai i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luaj për Kosovën. Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luaj me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova ai tha që nuk do të luaj me Kombëtaren A dhe do të qëndroj në U21 dhe unë e respektova vendimin e tij. Jam i zhgënjyer pasi nuk mendoj se është një zgjedhje e mirë për të”, ka thënë Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 31 persona ka shkuar numri i viktimave nga zjarret…