Challandes: Ja pse e ftova Dakun

10 nëntor 2020 | 17:23

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka thënë se Mirlind Dakun e ka ftuar për të rritur konkurrencën në kampion e “dardanëve”.

Zvicerani e ka pranuar se Daku e ka merituar një ftesë, pasi ka shkëlqyer në Superligë ku në 11 ndeshje ka realizuar 17 gola.

“Daku ka luajtur ndeshje të mira, është i ri dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që, më duhej ta ftoja. Për mua është e rëndësishme të ftojë lojtarët më të mirë, jo për t’u dhënë kënaqësi. Pasi nuk kemi shënuar shumë gola me Kombëtaren dhe ai ka shënuar, kjo është arsyeja që e kemi ftuar. Dua të kem konkurrencë sa më shumë në ekip”, ka thënë Challandes.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…