
Challandes: Kosova po luan bukur
11 tetor 2018
| 23:46
Pas fitores ndaj Maltës (3-1), trajneri Bernard Challandes është shprehur mjaft i lumtur. Zvicerani ka thënë se Kosova po luan lojë të bukur.
“Tani kemi krijuar një identitet dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë në përballjen e sotme. Nuk kemi shumë mbrojtës. Po i kërkojmë dy”, ka thënë Challandes.
/Epoka e re/