Challandes: Ndërprerja na ndihmon në përballjen me Maqedoninë

14 prill 2020 | 17:54

Bernard Challandes është duke bërë një punë shumë të mirë si trajner i Kosovës, me të cilët po arrin rezultate shumë të mira, ku duken edhe shumë afër për tu kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Në një prononcim të dhënë së fundmi trajneri i “Dardanëve” është shprehur se pezullimi i futbollit dhe shtyrja e ndeshjes me Maqedoninë është në të mirë të ekipit që ai drejton. Gjithashtu ai sqaroi edhe çështjen e kontratës, teksa u shpreh se ajo përfundon pasi të jenë luajtur edhe ndeshjet e mbetura, duke thënë se dëshiron të vazhdojë me këtë ekip edhe në të ardhmen.

“Pas 14 ditëve jemi mësuar dhe me shëndetin jemi shumë mirë. Me lojtarët flasim gjithmonë dhe rrimë në kontakte nëpërmjet internetit. Në fillim mendova se kjo ishte diçka e keqe për ne, por tani mendoj se është më mirë kështu. Në mars kishim shumë mungesa dhe çunat nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre. Mendoj se kjo ndërprerje do të na ndihmojë ne në përballjen me Maqedoninë. Nuk mendoj se na penalizon dhe nuk besoj që do na sjellë ndonjë problem te lojtarët. Nuk mendoj se kjo ndalesë do të na penalizojë ne”, ka thënë Challandes.

“Kontrata? Deri më tani kontrata është e vendosur në bazë të kualifikimit. Deri më tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë mund të them se kontrata është deri në përfundim të ndeshjeve të plej-off. Unë dëshiroj që të vijoj më këtë skuadër, nuk kam bërë një takim për këtë dhe nuk besoj që do ketë problem që të arrijmë një marrëveshje. Kosova ekipi i fundit që do drejtoni në karrierë? Unë nuk e di këtë”.

“Shqipëria në grupin e Ligës së Kombeve? Nuk kam pasur asnjë problem, madje do ta kisha qejf. Kemi një grup shumë të vështirë”.

“Rashica? Unë nuk mund t’i them një lojtari që merr një propozim nga Premier Liga të mos kalojë aty, por unë do të pranoja në kombëtare një lojtar që aktivizohet rregullisht te ekipi që është”, ka deklaruar Challandes.

“Nuk e shoh rrezik që Zvicra që po i jep mundësinë lojtarëve të rinj. Me rëndësi është që Kosova grupin që ka të rriten dhe të japin më të mirën e tyre”.

“Paga? Nuk e di sa e ka ulur Reja dhe nuk do ta kisha problem edhe unë, por do të flisja me federatën për këtë”, u shpreh Challandes për “Supersport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Premier Ligës, Liverpool është duke u interesuar për…