Challandes: Ndeshja ndaj Spanjës ishte më e mira që e kemi zhvilluar që prej se jam selektor i Kosovës

04 tetor 2021 | 11:20

Ka nisur konferenca e selektorit, Bernard Challandes për dy ndeshjet e tetorit, që Kosova do t’i zhvilloj ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë, më 9 dhe 12 tetor, të vlefshme këto për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

“Kampin e muajit shtator e kemi filluar me një qasje te re, atë të mentalitetit”, e filloi konferencën Challandes.

“Kemi pasur ndeshje të vështira, por kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë ndaj Gjeorgjisë, duke shfaqur mentalitetin tonë.

“Unë përveç që preferoj që lojtaret të vrapojnë, gjithashtu kërkoj nga lojtarët që të jenë në nivel taktikisht, që të krijojmë raste dhe të kërkojmë rezultate. Ndaj Greqisë na është dashur të luftojmë shumë, posi ata kanë qenë një ekip vërtet i vështirë, mirëpo ia kemi dalë mjaft mirë duke e mbajtur topin, dhe ka qenw njw barazim i merituar pwr ne”, ka deklaruar Challandes.

Selektori foli edhe për ndeshjen ndaj Spanjës, duke e cilësuar si ndeshjen e tyre më të mirë.

“Për mendimin tim, ndeshja ndaj Spanjës është ndeshja më e mirë e mirë që prej kohës sa jam selektor i Kosovës, kemi zhvilluar një ndeshje ndaj një prej skuadrave më të mira në botë, kemi përmbushur me përpikëmëri detyrat tona, kemi mbajtur topin dhe taktikisht kemi. Ne kemi qenë ekipi që kemi pasur raste më të mira sesa Spanja, por ne nuk e kemi arritur fitoren dhe kjo ishte zhgënjyese. Spanja ka humbur nga Suedia, por në bazë te rasteve, Spanja e kishte merituar të fitonte. Sidoqoftë ne kishim raste më shumë sesa Spanja”, ka shtuar Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka hedhur akuza të forta…