Challandes: Nuk është fundi i botës nëse nuk kualifikohemi në gjysmëfinale

12 nëntor 2018 | 12:54

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke u paraqitur mirë në Ligën e Kombeve dhe është afër të kualifikohet në gjysmëfinale.

Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se nuk do të ishte fundi i botës nëse “Dardanët” nuk kualifikohen në gjysmëfinale.

“Ky është futboll, megjithatë në situatën që jemi aktualisht nuk dua të kemi objektiva afatshkurtër, por ne duhet ta pranojmë se synojmë ta kalojmë grupin. Kosova është duke e ndërtuar një shtëpi, Bunjaki e ka vendosur themelin, ndërsa unë jam duke e ndërtuar katin e parë. Është një ekip në proces. Nuk është fundi i botës nëse nuk kualifikohemi në gjysmëfinale, edhe pse do të ishte zhgënjyese nëse nuk kualifikohemi”, ka thënë Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e mbështet integritetin territorial të Ukrainës si një shtet…