Challandesi debutoi me fitore, ja deklarata e tij
Trajneri Bernard Challandes ka debutuar me fitore në postin e trajnerit të Kosovës. Zvicerani është shprehur i kënaqur me atë që ka treguar skuadra e tij dhe mbi të gjitha faktin se nuk ka pësuar asnjë gol.
“Jam shumë i kënaqur me fitoren, kjo është e qartë. Qëllimi i parë që kemi pasur gjatë javës ka qenë në aspektin mbrojtës. Nuk kemi pësuar gol dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, ndërkohë që gjatë eliminatoreve Kosova është ndëshkuar 24 herë. Patëm raste të mira edhe në pjesën e dytë, por nuk i konkretizuam. Jam i kënaqur edhe me mentalitetin e skuadrës, djemtë qëndruan kompaktë, kjo ishte ajo që doja në këtë takim. Kam rezervat e mia në disa momente të lojës. I kemi humbur disa topa, por mund t’i korrigjojmë gabimet. Tani është e qartë, kemi mundur Madagaskarin, që nuk është Brazili, edhe pse mbetet një kundërshtar për t’u respektuar, por duhet të jemi të përqendruar dhe të shohim për të ardhmen”, ka thënë Challandes.