Challandesi deklarohet pas shortit në Ligën e Kombeve
Trajneri i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka vlerësuar grupin në të cilin Kosova do të garojë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Challandes ishte në ceremoninë e shortit, ndërsa nuk është ndarë i dëshpëruar me grupin ku do të garojë Kosova. Kosova është në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
“Nuk ishte shorti më i mirë, por nuk mund të them se jam i pakënaqur”, ka thënë Challandes.
“Është mundësi e mirë për të treguar çka mundemi dhe për të përparuar. Do të jetë interesante të luajmë me Greqinë dhe Slloveninë. Është mirë për ne. Kualifikimi do të jetë i vështirë përmes Ligës së Kombeve. Por do të jetë mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e rregullta për Botëror. Do të ndjehem i lumtur nëse fitojmë grupin”, ka shtuar Challandes.