
Challandesi e plotëson listën me dy futbollistë që luajnë në Zvicër
03 qershor 2021
| 16:53
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.
Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Përfaqësuesen A në të ardhmen.