Challandesi flet para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

05 tetor 2020 | 11:34

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për problemet me të cilat po përballet përfaqësuesja e Kosovës para ndeshjeve të tetorit.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se Kosova do të ketë mungesa të shumta në këto ndeshje.

“Kemi probleme të natyrave të ndryshme. Jemi në kontakt me FIFA-n për Amir Rrahmanin. Situata duke pozitive por nuk dihet ende. Jemi duke bërë të pamundurën. Sot ose nesër mund të arrijë në Kosove nëse do të merret leja nga FIFA, pasi është FIFA që mund të vendos edhe përkundër gjendjes jo të mirë në rajonin e Napoli. Duhet te presim për Vedat Muriqin deri të martën në mëngjes. Duhet te presim se si do të jetë situata me të. Jam pesimist për Muriqin për shkak të lëndimit që ka. Do të presim se si do të jetë gjendja e tij. Idriz Voca e ka thyer hundën dhe Hekuran Kryeziu ka lënduar ligamentet. Të dy do të mungojnë. Detyra ime është të ndërtojë një ekip sa më të mirë me lojtarët që kam në dispozicion”, ka thënë Challandes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Tahir Emra është laureat i Çmimit Kombëtar për Veprimtari…