Challandesi flet për raportet me Paqaradën dhe Berishën
Beranard Challandes është deklaruar për situatën e krijuar nga Leart Paqarada, që njoftoi se nuk do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës.
Njoftimi i tij i bërë sqaroi se ai nuk do të luajë më për ekipin, derisa zvicerani të jetë në krye të skuadrës.
“Leart Paqarada ka vendosur mos të vije në ekip, sjellja e tij e ka treguar tashmë këtë. Mua më pëlqen Paqarada, por ai ka vendosur”, ka thënë ai në konferencë për media.
“Nëse ai konsideron e është momenti për të diskutuar, atëherë do të tentojmë të diskutojmë dhe të flasim për situatën”.
Strategu zviceran po ashtu është pyetur edhe për Bernard Berishën dhe situata e krijuar, pasi lojtari nuk është ftuar për ndeshjet e shtatorit.
“Është e njëjta situatë edhe më të. Ai nuk ndihet mirë. Por, unë nuk ndryshojë. Ai dëshiron të ketë garancion për pozicionin e tij në ekip, por nuk mund t’i garantojmë askujt se mund të luajë rregullisht”, ka shtuar më tej Challandes