Challandesi flet për Valon Berishën dhe Lirim Kastratin
08 tetor 2018
| 16:03
Trajneri i Kosovës në futboll, Bernard Challandes të hënën në konferencë për medie foli për Valon Berishën, Lirim Kastratin dhe lojtarët që aktivizohen në futboll vendor.
“Ndihem i lumtur që Berisha është kthyer në përfaqësuese, sepse është një futbollist i shkëlqyer. Lirim Kastratin është një lojtarë i mirë, ka luajtur për U-21 dhe është lojtari më i mirë në kampionatin kroat, i cili ka shpejtësi dhe është i ri. Prandaj dyert e përfaqësues janë gjithmonë të hapur për lojtarët e rinj”, ka thënë Challandes, duke i lënë të hapur dyert e Kosovës për lojtarët që luajnë në kampionatin vendor.
/Epoka e re/