Challandesi fton Bekajn për ndeshjet e qershorit

25 maj 2021 | 14:10

Portieri i skuadrës së Tiranës, Visar Bekaj është ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes për ndeshjet e muajit qershor.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra shqiptare nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Portieri i Tiranës, Visar Bekaj është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet që do të zhvillohen përgjatë muajit qershor. Gardiani bardheblu do të grumbullohet me skuadrën në fillim të muajit të ardhshëm. I urojmë suksese në përballjet e radhës”, thuhet në njoftimin e Tiranës. Portieri Bekaj edhe në kohën kur ishte pjesë e Prishtinës ishte i ftuar rregullisht nga përzgjedhësi Bernard Challandes, por vetëm si portier i tretë.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë së Shqiperisë, Etilda Gjonaj, e ka vlerësuar…