Challandesi fton Kryeziun tek Kosova
28 shtator 2018
| 10:33
Kosova do të zhvillojë një ndeshje ndaj skuadrës së Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këtë ndeshje trajneri Bernard Challandes ka grumbulluar edhe një mbrojtës të talentuar, Mirlind Kryeziu. 21-vjeçari është pjesë e skuadrës së Zyrihut në Zvicër dhe ka luajtur rregullisht atje. Kryeziu ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Zvicrës duke filluar nga U-16 deri tek U-20.