Challandesi fton Lirim Kastratin
01 tetor 2019
| 17:10
Lirim Kastrati ka marrë ftesë për të ju bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar Kastratin në ekipin A për dy ndeshjet e tetorit, transmeton KTV.
Kastrati, i cili është pjesë e klubit kroat, Lokomotiva e Zagrebit, do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen me Gjilbartarin, e cila zhvillohet me 10 tetor, si dhe kundër Malit të Zi me 14 tetor. Lajmin e ka konfirmuar Kastrati për KTV-në.