Challandesi fton Rashkajn

16 maj 2019 | 22:12

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, është rikthyer te Kosova.

Ai do të jetë për herë të parë në listën e përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që zhvillohen më 7, përkatësisht 10 qershor.

Rashkaj ka qenë një ndër lojtarët kryesor në epokën që Kosova drejtohej nga Albert Bunjaku.

Futbollisti i cili aktivohet në pozitën e mesfushorit, në edicionin e ka shfaqur formë shumë të mirë me ekipin Eskilstuna në Suedi.

Futbollisti i lindur në Prizren e ka konfirmuar ftesën në një prononcim për Zëri.info.

“Tashmë kam pranuar ftesë për dy ndeshjet e qershorit. Së pari jam munduar që ta kryejë punën time me ekipin e pastaj të tjerët janë që e vlerësojnë dhe e vendosin. Është kënaqësi, nuk ka fjalë që e përshkruan përfaqësimin e shtetit. Secili futbollist e ka ëndërr”, ka thënë ai.

29-vjeçari do ta zëvendësojë mesfushorin e Luzernit, Hekuran Kryeziu i cili është i lënduar dhe nuk pritet që të rikuperohet gjatë këtij viti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se miratimi i sotëm në…