Challandesi: Ja pse nuk fitoi Kosova
08 qershor 2019
| 07:59
Kosova u ndal në një barazim 1-1 me Malin e Zi, në ndeshjen e dytë eliminatore për Euro 2020.
Pas takimit, teksa fliste për “Supersport”, trajneri i “Dardanëve”, Bernard Chalandes, deklaroi se fajtor për këtë ikje të fitores nga duart, ishte fakti se nuk shënuan rastet që u paraqitën.
“Ndeshjen mund ta mbyllnim më mirë se me barazim. Patëm raste, por nëse nuk i shënojmë, je gjithmonë i rrezikuar. Luajtëm një ndeshje të mirë në transfertë, edhe pse jo më e mira, por nuk jam më i kënaqur. Duhet të jemi më të qetë në fazën e sulmit, dhe të tregohemi të kujdesshëm. Na mbetet të ruajmë besimin dhe të punojmë të gjithë bashkë”, ka deklaruar Chalandes.