Challandesi: Ndaj Danimarkës më shumë se një miqësore, por fokusi te Bullgaria

18 mars 2019 | 11:56

Trajneri i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se përballja me Danimarkën është më shumë se një ndeshje miqësore.

Tekniku zviceran ndihet i kënaqur që të përzgjedhurit e tij do të përballen me një ekip të fortë siç është ai i Danimarkës, por më pas konfirmon se fokusi i “Dardanëve” do të jetë të ndeshja kualifikuese ndaj Bullgarisë.

“Ndeshja me Danimarkën është mundësi për ta testuar ekipin, është më shumë se një ndeshje miqësore. Është nder të marrim ofertë për të luajtur me Danimarkën, ekipi i 10-të në renditjen e FIFA-S. Për ne është mjaft e mirë te luajmë me një ekip të tillë. Është e rëndësishme që i luajmë dy ndeshjet këtu, është mirë për t’u përgatitur më mirë. Tri qëllime ndaj Danimarkës: se si mund të mbrohemi ndaj një ekipi të fuqishëm ofanziv. Synimi i dytë se si mund ta mbajmë dhe qarkullojmë topin, se si të krijojmë raste dhe të ndërtojmë aksione. Megjithatë fokusi do të jetë tek Bullgaria”, ka thënë Challandes.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në takimin…