Challandesi: Nuk kam parë lojtar të shpejt si Kastrati në 40 vite karrierë
Lirim Kastrati po shkëlqen te Legia Varshava prej kalimit të tij në këtë klub nga Dinamo Zagreb.
Ai ka shënuar gola dhe ka dhënë asistime që në start. Fjalë të mëdha për të vijnë nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për “WP Sportowe Fakty”.
“Unë besoj se Kastrati bëri gjënë e duhur për t’u bashkuar me Legian. Sipas mendimit tim ishte një kohë e mrekullueshme për të që të ndryshonte klub. Ai kishte shumë konkurrencë në Dinamo dhe Legia është një klub i mirë. Më duket se liga polake është në një nivel të mirë, në fakt është ndoshta edhe më e mirë se ajo kroate”, ka deklaruar Challandes.
“Dihet që ai është një konkurrent jashtëzakonisht i shpejtë. Edhe pse kam takuar lojtarë të këtij lloji në 40 vitet e punës sime në futboll, ishin shumë pak prej tyre në këtë nivel shpejtësie. Në futbollin e sotëm kërkohen lojtarë të tillë. Unë kam qenë vetë mbrojtës dhe e di që një lojtar si Kastrati mund të jetë dhimbje për një mbrojtës. Përveç shpejtësisë, do t’i kushtoja vëmendje edhe pasimeve të tij. Ato mund të jenë vërtet shumë të mira”, ka thënë Challandes.
Kastrati ka gjetur golin edhe sot në Kupën e Polonisë dhe atë fal shtetësisë së tij.