Challandesi publikon listën e futbollistëve për dy miqësoret në Antali

31 maj 2021 | 13:15

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, raporton Epoka e re.

Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë të rinj që shihen si potencial për ekipin përfaqësues.

Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë. Duhet cekur se në listën e zviceranit për herë të parë janë ftuar një numër i madh i futbollistëve nga Superliga. Bëhet fjalë për plot dhjetë futbollistë. Ndërsa dy futbollistë të tjerë janë ftuar nga Superiorja e Shqipërisë.

Lista e futbollistëve:

Visar Bekaj, Destan Bajselmani, Bajram Jashanica, Gledi Mici, Endrit Krasniqi, Blend Baftiu, Arbër Hoxha, Arb Manaj, Betim Halimi, David Domgjoni, Jetmir Haliti, Rron Broja, Muharrem Jashari, Jetmir Topalli, Leonit Abazi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Donat Rudhani, Eroll Zejnullahu, Florian Loshaj, Liridon Balaj, Mirlind Daku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u vendos që…