Challandesi rezulton pozitiv me Covid-19
11 nëntor 2020
| 10:02
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Shqipërisë e drejton Muharrem Sahiti, raporton Epoka e re.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.
Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.
Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.